Tendosja e muskujve të qafës
Qëndroni drejt në skajin e përparmë të karriges, me shputa paralele dhe muskulaturë aktive në pjesën e barkut dhe në pjesën e poshtme të shpinës.
Kështu, duke mbajtur qëndrim të drejtë të trupit, vendosni të dy duart pas koke, shuplakën në shuplakë, pastaj kokën ngadalë tërhiqeni nga poshtë, transmeton Telegrafi.
Pozitën mbajeni nga tre deri në pesë frymëmarrje dhe frymënxjerrje.
Kthejeni kokën në pozitën fillestare dhe pastaj, duke mbajtur drejt trupin, vendoseni dorën e majtë pas veshit të djathtë (dorën tjetër kthejeni pranë trupit), pastaj kokën ngadalë kthejeni anash, në një kah me supin.
Përsëriteni ushtrimin tri deri në katër herë në të dyja anët dhe secilën herë mbajeni deri në dy-tre frymëmarrje dhe frymënxjerrje. /Telegrafi/