Telegrafi

Ushtrimet e rregullta ndihmojnë te osteoporoza

Ushtrimet e rregullta mund të ulin gjasat e frakturave të eshtrave si pasojë e osteoporozës. Studimet kanë treguar se ushtrimet fizike i nxisin muskujt të mbështjellin eshtrat duke i mbrojtur dhe ndoshta mund të sjellin edhe përmirësime – dendësim të tyre.

Hulumtuesit kanë gjetur se gratë të cilat ecin një deri në dy kilometra në ditë, kanë 4-7 vite më shumë jetë të eshtrave se sa gratë të cilat nuk ecin. Por, para se të filloni ndonjë program të ushtrimeve fizike, sigurohuni që të merrni edhe mendimin e mjekut rreth kësaj. /Telegrafi/