Telegrafi

Ushtrimet e rregullta ndihmojnë kundër gripit

Tashmë dihet që personat që merren me aktivitet të rregullt fizik kanë rrezik shumë më të vogël që të sëmuren nga gripi; dhe përkundrazi, ushtrimet e tepruara dhe rraskapitëse shtojnë rrezikun për t’u infektuar me virusin e gripit, thonë shkencëtarët pranë Universitetit të Iowas.

Journal of Infectious Diseases” shkruan se ushtrimet e rregullta janë të lidhura edhe me praninë më të vogël të proteinave inflamatore dhe viruseve në mushkëri pas infeksionit me grip. /Telegrafi/