Telegrafi

Ushtrimet e rënda në palestër për Ingrit Gjonin (Video)

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka pak kohë që ka publikuar këngën e saj të fundit “Sa larg”, e cila është mirëpritur mirë nga fansat.

Gjithnjë në paraqitjet e saj Ingriti është shfaqur e tonifikuar dhe kjo jo vetëm falë gjenetikës, por edhe ushtrimeve të rregullta në palestër.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram një video ku shihet duke ushtruar shumë në palestër, teksa djersitet me të madhe dhe detyrohet t’i thotë konstruktores se nuk mundet më. /Telegrafi/