Site icon Telegrafi

Ushtrimet dhe kafja – kombinimi i shkëlqyeshëm për luftë kundër kancerit

Kafeina dhe aktiviteti fizik ulin rrezikun nga kanceri i lëkurës për 62 për qind, ndërkaq tumoret të cilët megjithatë shfaqen janë më të vegjël për 85 për qind.

Një studim i ri, transmeton Telegrafi, ka  treguar që,  nëse ushtrimeve do t’u shtonit një ose dy filxhanë kafe, si një stimulues i popullarizuar, dukshëm do të zvogëloni rrezikun nga kanceri i lëkurës.

Për kafen dhe dobitë e saj është folur mjaft, që nga efektet e saj dobësuese nëse pihet esëll dhe pa sheqer e deri tek lajmi i fundit që vjen nga një grup shkencëtarësh që ka konstatuar një fakt mjaft interesant për vlerat e kafes.

Është ky zbulimi i një studimi amerikan të Rutgers Ernest Mario School of Pharmacy në New Jersey.

Efekti i kafesë mund të shtohet më tej, nëse alternohet me aktivitetin fizik, pasi në këtë mënyrë mbrojtja bëhet më e madhe. Sipas studiuesve të “Imperial College” në Londër, femrat mund të jenë më të sigurta nëse bëjnë të paktën 30 minuta ushtrime në ditë.

Drejtuesit e studimit kanë zbuluar se si personat e rrezikuar nga kanceri në lëkurë, shënuan një përmirësim gjatë përdorimit të kafeinës dhe alternimi i aktivitetit fizik. U zbulua gjithashtu se masa tumorale u zvogëlua tek ata persona që pinin rregullisht kafe dhe bënin aktivitet fizik.

Në këtë mënyrë studiuesit shprehen se ky studim shërben si shtysë për avancimin e studimeve për gjetjen e një zgjidhje që mund të parandalojë shfaqjen e kancerit në lëkurë./Telegrafi/

Exit mobile version