Site icon Telegrafi

Ushtrime relaksuese për fundverë

Është me rëndësi që gjatë kësaj periudhe të pini më shumë lëngje, të konsumoni pemë dhe të keni vullnetin e mirë për shëndet dhe dukje të bukur (diçka të tillë duhet ta ruani gjatë gjithë vitit).

Ushtrimi i parë
Gjeni dy gurë të cilët i mbani në duar dhe do t’u shërbejnë si pesha. Shtrini duart anash dhe lakoni në bërryl duke i ngritur parakrahët lartë mbi supe. Përsëriteni dhjetë herë. Këtë ushtrim mund ta bëni edhe duke i mbajtur duart para vetes.

Ushtrim i dytë
Shtrini duart përpara duke i mbajtur në nivel me gjoksin dhe pastaj lëvizni ato lartë-poshtë duke numëruar ‘dy’ për çdo lëvizje, ndërsa në tërësi përsëriteni 20 herë.

Ushtrimi i tretë
Në një qese plastike vendosni gurët, ndërsa qesen lidheni në nyjën e këmbës. Shtrijuni anash, mblidheni këmbën e poshtme, mbështetuni në bërryl. Ngriteni këmbën ku e keni vënë peshën së paku 10 herë, ndërsa herën e fundit mbajeni atë duke numëruar deri në dhjetë. Pastaj ndërroni anën.

Ushtrimi i katërt
Për të ndier kuadricepsët, nëngjurin ngriteni nga toka. Duke e mbajtur këmbën në ajër, lëshojeni dhe ngriteni pjesën nën gju.

Ushtrimi i pestë
Herët në mëngjes merreni topin dhe me të ushtroni mushkëritë tuaja. Vendoseni para vetes duke e lënë në njërën dorë, ndërsa prapa shpinës kalojeni në dorën tjetër. Këtë lëvizje rrethore bëjeni 10 herë në njërën dhe në anën tjetër.

Ushtrimi i gjashtë
Shtrijuni në plazh ose pranë liqenit, vendosni duart prapa koke dhe të dyja këmbët mbi top. Tendoseni prapanicën dhjetë herë. Duke qëndruar në të njëjtën pozitë, nxirreni frymën dhe ngriteni pjesën e sipërme të trupit nga toka. Merrni frymë dhe lëshojuni në pozitën fillestare dhe përsëriteni 10 herë.

Ushtrimi i shtatë
Muskujt e barkut mund t’i forconi duke ngritur këmbën nga topi. Kur ta keni ngritur këmbën dhe trupin, merrni frymë, ndërsa kur të ktheheni në pozitën fillestare, nxirreni frymën.

Ushtrimi i tetë
Shtrijuni anash dhe vendoseni topin mes nyjave të këmbëve. Ngritni të dyja këmbët nga toka duke numëruar deri në dy, mbajeni pozitën sërish deri në dy, pastaj duke e shtypur topin kthehuni në pozitë fillestare. Ky ushtrim është i mirë për këmbët dhe barkun. Përsëriteni deri në 10 herë.
/Telegrafi/

 

Exit mobile version