Site icon Telegrafi

Ushtrime për gratë shtatzëna Emily Sky: Trajnime për çdo tremujor

Emily Sky, trajnuese e fitnesit, ofron një kombinim të trajnimit në intervale të intensitetit të reduktuar dhe ushtrimeve të forcës që janë të sigurta për nënat e ardhshme

Në përputhje me tremujorin e shtatzënisë, Emily ndau programin e saj FIT në tri pjesë.

Pjesa e parë përfshin periudhën nga java e pestë deri në javën e dymbëdhjetë dhe është një lloj hyrjeje: kjo pjesë i përgatit nënat të jenë aktive gjatë gjithë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Gjatë kësaj faze të programit, grave u ofrohen katër seanca trajnimi, secila nga to përfshin ngrohjen dhe ftohjen.

Ofrohen të gjitha llojet e ushtrimeve: nga ato më të thjeshtat deri te ato jashtëzakonisht kërkuese.

Pjesa e dytë përfshin periudhën nga java e 13-të deri në javën e 28-të të shtatzënisë. Në këtë fazë, seanca e katërt trajnuese e javës pushon së qeni e detyrueshme.

Ushtrimet në këtë periudhë janë dizajnuar që të mbajnë forcën e shpinës suaj. Njëherësh zvogëlohet mundimi me rastin e ekzekutimit të ushtrimeve, ndërsa disa madje bëhen edhe në pozicionin ulur.

Ushtrimet janë krijuar në atë mënyrë që të zvogëlojnë presionin në muskujt e barkut, në mënyrë që të shmanget ndarja e muskujve të barkut, e ashtuquajtura diastaza.

Pjesa e tretë mbulon fazën e fundit të shtatzënisë, nga java e 29-të deri në javën e 38-të dhe ky është lloji i veçantë i përgatitjes.

/Telegrafi/

Exit mobile version