Sëmundjet e boshtit kurrizor, sot, bëjnë pjesë në rangun e sëmundjeve të më shpeshta, prandaj, duhet menduar shumë për parandalimin. Këtu do t’ju tregojmë një program të shkurtë të cilin mund të aplikohet te rastet e sëmundjeve të ndryshme (skolioza, lordoza, kifoza, sindroma cervikobrahiale…), por edhe si preventivë për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të boshtit tuaj kurrizor.
Secilin ushtrim përsëriteni disa herë.
Ushtrimi 1
Merrni një pozicion të shtrirë, duart vendosini përgjatë trupit, me shuplaka të shtrira. Ngriheni pjesën e sipërme të shpinës dhe shpatullat deri sa nuk ndjeni shtrëngim.
Duart mos i lëvizni.
Ushtrimi 2
Mbajeni pozicionin si në ushtrimin e parë.
Ngriheni pjesën e sipërme të shpinës, shpatullat dhe duart. Ju do të ndjeni shtrëngim ndërmjet shpatullave.
Duart vendosini sa më afër trupit dhe mbani bërrylat drejtë.
Ushtrimi 3
Përsëriteni pozicionin fillestar.
Ngriheni pjesën kurrizore të qafës dhe shpatullat.
Duart mbajini prapa shpinës.
Me kokën drejt shikoni lart.
Ushtrimi 4
Merrni një pozicion të shtrirë, duart vendosini si në foto, me shuplakat poshtë.
Ngriheni pjesën e sipërme të shpinës dhe zgjeroni duart derisa nuk ndjeni shtrëngim.
Ushtrimi 5
E shtrirë, mbani duart drejt përpara.
Ngriheni pjesën e sipërme të shpinës, shpatullat dhe duart, siç tregohet në foto.
Ushtrimi 6
Merrni një pozicion të shtrirë, duart mbajini prapa koke.
Ngritini bërrylat siç tregohet në foto.
Kini kujdes të mos e lëvizni kokën.
Ushtrimi 7
Me pozitën shtrirë, duart mbajini drejt para të kokës, pëllëmbët shtrirë në drejtim teposhtë.
Ngriheni shpinën, shpatullat dhe duart lëvizini në drejtim lart.