Site icon Telegrafi

Ushtrime demonstrative me rastin e Ditës botërore të ndihmës së parë – 9 Shtatori

Sot, vozitësit që kalonin në rrugën magjistrale A2, në pjesën Kumanovë-Kriva Pallankë-Deve Bair kishin mundësi të ndjekin ushtrime demonstrative të ndihmës së parë, të cilat me rastin e Ditës botërore të ndihmës së parë – 9 shtatori, i organizoi Kryqi i kuq – Kriva Pallankë.

Ushtrimet i kryenin dy ekipe me nga 5 vullnetarë, me pesë zyrtarë nga MPB-ja në bahskëpunim me policinë e komunikacionit nga Stacioni policor i Kriva Pallankës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Aktiviteti u realizua në dy pika të rrugës magjistrale, njëra në Rankovcë dhe tjetra në Kriva Pallankë, ku u realizuan ushtrime të ndryshme demonstrative të ndihmës së parë dhe u shpërndanë fletushka me këshilla të shkurta dhe rekomandime për rëndësinë e posedimit të aftësive për të ofruar ndihmën e parë në rast të fatkeqësisë”, tha sekretari i Kryqit të kuq në Kriva Pallankë, Darko Peshkovski./Telegrafi/

Exit mobile version