Disfunksioni erektil nuk është problem i pazgjidhshëm, megjithatë ekzistojnë mënyra të thjeshta që të përmirësoni situatën në dhomën e gjumit.
Madje edhe meshkujt të cilët mendojnë që funksionojnë mirë në dhomën e gjumit, me siguri nuk do të kundërshtonin kur është fjala për mënyrën e arritjes së ereksionit më të mirë.
Deri tani me siguri keni menduar që ushtrimet e Kegelit janë vetëm për femrat, mirëpo kjo nuk është e saktë.
Revista “Urologjia”, ka treguar që forcimi i komblikut, përkatësisht i muskujve të cilët rrethojnë bazën e penisit tuaj, mund të ndihmojnë në uljen e disfunksionit erektil dhe të ejakulimit të parakohshëm.
Madje edhe nëse nuk vuani nga këto probleme, provoni këtë ushtrim të thjeshtë i cili do t’ju bëjë më të mirë në krevat.
Muskujt mbajnë gjakun në penis, sa më të fuqishëm që të jenë ata edhe ereksioni është më i mirë.
Rreth 75% e meshkujve ka përmirësuar funksionin erektil pas ushtrimeve të Kegelit, transmeton Telegrafi.
Si bëhen ushtrimet e Kegelit për meshkujt?
– Shtrëngoni fundin e komblikut sikur dëshironi të ndërprisni urinimin.
– Mbani kontraksionet 3 sekonda, pastaj lironi muskujt 3 sekonda. Përsëriteni ushtrimin 30 herë.
– Kur të forconi muskujt, provoni ushtrimet e Kegelit derisa jeni ulur, qëndroni apo ecni.
– Këto ushtrime do të duhej t’i bëni 3 deri 4 herë në javë.
– Mund të përdorni edhe vitaminën D për këto qëllime. Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë deri në problemet me ereksionin, konstatojnë ekspertët.
Bëhuni të kujdesshëm me vitaminën D, sepse ajo depozitohet në organizëm. Doza ditore e kësaj vitamine është 15 mikrogramë.
Nëse do të dëshironi më shumë vitaminë D sesa doza e rekomanduar, do të mund të ndodhë rrezikimi i shëndetit të përgjithshëm. /Telegrafi/