Site icon Telegrafi

Ushtria turke thotë se ka vrarë 18 militantë kurdë

Gjatë sulmeve ajrore në juglindje të Turqisë dhe në veri të Irakut ushtria turke thotë se ka vrarë 18 luftëtarë kurdë.

Ushtria ka thënë se 12 pjesëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) janë neutralizuar sot në Cukurac, qark në provincën Hakkari, që gjendet pranë kufirit me Irakun.

Në veri të Irakut, në sulmet që kanë goditur rajonin Avashin Basyan, sipas ushtrisë turke janë vrarë gjashtë luftëtarë të PPK-së.

Në një ngjarje të ndarë, ushtria turke ka thënë se ka sulmuar 40 pozicione të grupit militant Shteti Islamik dhe gjashtë pozicione të YPG-së në veri të Sirisë.

Ushtria siriane i ka quajtur sulmet ajrore turke si “agresion flagrant” dhe ka thënë se do të rrëzojë çdo avionë luftarakë rusë që hynë në hapësirën ajrore të Sirisë.

Exit mobile version