Ushtria turke është duke i larguar tanket nga aeroporti ndërkombëtar i Stambollit “Ataturk”, pas rritjes së masës së njerëzve dhe situatës së vështirë të sigurisë.
Megjithatë, ushtria turke është duke dërguar tanke në drejtim të Parlamentit turk, raporton CNN.
Është raportuar se disa tanke kanë filluar të gjuajnë drejtë ndërtesës së Parlamentit turk në Ankara
Mediat turke shkruajnë se tashmë janë mbledhur edhe disa helikopter rreth zonës dhe kanë filluar të gjuajnë drejtë ndërtesës.