Ushtria turke ka njoftuar sot, se në tentim puqin e dështuar, kanë marrë pjesë 8.651 ushtarë, që përfaqësojnë 1.5 për qind të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të forcave të armatosura të Turqisë.
Në një komunikatë të lëshuar nga ushtria turke të cilën e ka transmetuar televizioni NTV, thuhet se ushtarët ishin “terroristë të rrjetit” të udhëhequr nga Fetullah Gulen, liderit fetar mysliman që jeton në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.
Gjatë tentativës për një grusht shtet ushtarak, puçistët kanë përdorur 35 aeroplanë, përfshirë 24 aeroplanë luftarak, 37 helikopterë. Përveç tjerash janë përdorur 37 tanke dhe 246 vetura të blinduara, thuhet në komunikatën e ushtrisë.
Raportohet se të paktën 246 njerëz janë vrarë, kurse më shumë se 2.000 tjerë janë lënduar rëndë gjatë tentim puçit ushtarak në Turqi. /Telegrafi/