Ozlem Yilmaz do të jetë gruaja e parë që do të mbajë postin e gjenerales në ushtrinë turke.
Ajo është ngritur në detyrë, pasi dikur ishte kolonele ndërsa tani gjenerale e brigadës, transmeton Telegrafi.
Ajo njëherit do të jetë nënkryetarja e Akademisë së Xhandarmerisë dhe Rojeve Bregdetare të Turqisë.
Ushtria turke është bërë me dy gjeneral-kolonel të rinj, 16 gjeneral-major si dhe 13 gjeneralë brigadash. /Telegrafi/