Telegrafi

Ushtria truke vret të paktën 25 luftëtarë kurdë

Ushtria turke njoftoi sot se ka vrarë të paktën 25 luftëtarë kurdë me sulmet ajrore në veri të Sirisë ku ajo është e angazhuar në një operacion ushtarak për të larguar luftëtarët kurdë dhe ata të grupit Shteti Islamik (ISIS).

“Ushtria njoftoi se 25 anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit dhe të Partisë së Unionit Demokratik në Siri u vranë nga sulmet ajrore në rajonin e Jarablos dhe se të gjitha masat janë marrë për të penguar që popullsia civile të mos preket”, sipas një citimi të ushtrisë nga agjencia e lajmve “Anadolu”.

Por nga ana tjetër të paktën 20 civilë kanë vdekur nga sulmet e artilerisë dhe bombardimet turke në veri të Sirisë.