Telegrafi

Ushtria do të përfshihet në gjuajtjen e derrave të egër në Maqedoni

Pasi që në Bullgarinë fqinjë u zbulua rasti i parë me “ethet afrikane të derrave”, në Maqedoni u aktivizua alarmi me qëllim të ndalimit që ajo sëmundje të zgjerohet në vendin tonë.

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në konferencën e sotme për shtyp tha se vendi jonë do të ndërmarrë masa radikale që të ballafaqohet me këtë sëmundje.

“Bëjë thirrje deri tek gjuetarët që të kryejnë gjuajtjen e mbi 50 përqind të derrave të egër nëpër të gjithë Maqedoninë. Nëse ata nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë do të aktivizojmë edhe ushtrinë e Maqedonisë për këtë masë. Derrat të cilat ushqehen nga deponitë do të largohen dhe me patjetër duhet të ndërrmarin masa të këtilla. Shoqëria e gjuetarëve e dinë më së miri se si të ballafaqohen me këtë problem dhe duhet ta ndalim sëmundjen që të mos përhapet në vendin tonë”, tha Angjushev./Telegrafi/