Telegrafi

Ushtria siriane vendoset përgjatë kufirit me Turqinë

Qeveria siriane do të vendosë forcat në 15 pika kontrolli përgjatë kufirit me Turqinë, raporton Interfax duke cituar një burim nga Ministria e Mbrojtjes ruse.

Zhvendosja në këto pozicione është parashikuar në një marrëveshje të arritur mbrëmë midis Rusisë dhe Turqisë.

Sipas raportimeve, forcat siriane dhe ruse janë vendosur në veri-lindje të Sirisë për të monitoruar tërheqjen e luftëtarëve kurdë dhe heqjen e armëve të tyre nga kufiri me Turqinë, raporton Reuters. /kp/Telegrafi/