Telegrafi

Ushtria siriane hyn në Aleppo, a është ky fundi i ISIS-it? (Video)

Ushtria siriane ka arritur të marrë kontrollin e qytetit të vjetër në Aleppo, ndërsa vazhdon beteja për pjesën tjetër të tij.

Aleppo, që është edhe qyteti i dytë më i madh në vend, prej disa vitesh kontrollohej nga militantët e ISIS, ndërsa marrja e tij, do të ishte një hap i madh përpara në eliminimin e grupit terrorist.

Megjithatë, sipas presidentit Bashar al Assad, kjo nuk do të sillte paqen dhe as fundin e menjëhershëm të luftës.

Në një intervistë, ai u shpreh: “Terroristët janë kudo. Edhe nëse e marrim Aleppo-n, ne do të vazhdojmë luftën kundër tyre”.

Ndërkohë, Assad ka kundërshtuar çdo mundësi armëpushimi, të sugjeruara nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, për evakuimin e civilëve, duke u shprehur i vendosur për avancimin e mëtejshëm të ushtrisë, transmeton tema.

Në qytetin thuajse të shkatërruar, gjenden dhjetëra mijëra civilë, për të cilët, rebelët shprehen se gjenden në rrezik të madh, ndërsa kanë shtuar se do të mbështesin çdo iniciativë për t’i larguar.