Telegrafi

Ushtria siriane hedh në erë veturën e parkuar me plot eksploziv, të cilën e godet me predhë të tankut (Video)

Televizioni shtetëror rus ka transmetuar në kuadër te reportazhit për bombardimet në pjesën lindore të Gutës në periferi të Damaskut, një sekuencë ku tanku i ushtrisë siriane granaton veturën e terroristëve.

Fjala është për një veturë të mbushur me eksploziv, metodë kjo që e përdorin organizata të ndryshme terroriste për të kryer sulme në zonat e banuara, me qëllim që të vrasin sa më shumë civilë, transmeton Telegrafi.

Por, në këtë rast, terroristë karshi forcave siriane ishin tërhequr nga pozicionet e tyre, duke lënë një veturë të parkuar të mbushur me ekploziv.

Megjithatë, lufta shtatë vjeçare në Siri, duke se ushtarët e Bashar al-Assad kanë fituar përvojë, për faktin se janë treguar të kujdesshëm duke mos e prekur veturën, por duke e bombarduar me tank. /Telegrafi/