Site icon Telegrafi

Ushtria siriane akuzon SHBA-të për përdorim të një substance që vrau qindra veta

Ushtria siriane ka akuzuar koalicionin ushtarak të prirë nga SHBA se ka kryer sulme ajrore të mërkurën në mbrëmje, për të goditur pikat furnizuese me armë kimike të ISIS.

E ata akuzojnë se nga këto sulme qindra persona kanë vdekur, në mesin e tyre edhe civilë, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova. Kjo ngjarje pason vetëm një javë prej kur qeveria e Bashar al-Assad është akuzuar për lëshim të gazit helmues në civilët sirianë në krahinën e Idlib.

Në një qëndrim që është lëshuar në emër të ushtrisë siriane, thuhet se bombardimet që kanë ndodhur të mërkurën rreth orës 17:30 në krahinën Deir al-Zor për të goditur rezervat e ISIS, por që nuk janë dhënë detaje se të çfarë substance toksike mund të jenë.

Exit mobile version