Site icon Telegrafi

Ushtria shtiu në UFO? (Video)

Objekti është vërejtur edhe nga baza e afërt ushtarake, edhe pse nuk dukej në radar. Për tu mbrojtur nga kërcënimi potencial dhe pa dashur të fillojnë një konflikt të hapur me fluturaken e panjohur, ata shkrepën vetëm disa fishekzjarrë ndriçuese.

Pas kësaj ky objekt, sipas raporteve, u zhduk. Edhe pse banorët janë të bindur se kanë parë një fluturake jashtëtokësore, shpejtë erdhi edhe sqarimi i ekspertëve ushtarak dhe shkencorë.

Njëra nga sqarimet ishte se ndoshta objekti ka qenë ndonjë meteor ndriçues ose ndonjë fenomen tjetër atmosferik, i cili gjatë përzierjes me molekulat e ujit dhe gazrat e moçalit, mund të shkaktojë një efekt të ngjashëm. Sqarimi tjetër ishte se ndoshta bëhet fjalë për migrimin e karkalecave ndriçues. Por asnjëra prej këtyre dy teorive nuk sqaron pse ushtria u detyrua të intervenojë. Raportin në lajme mund ta shihni në videon më poshtë:

Exit mobile version