Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar në rrjetin social Facebook disa foto nga aksioni i Forcave të Armatosura, të cilat që nga mbrëmë po vijojnë aksionin për të shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës.
“Që mbrëmë vijon pa pushim aksioni i Forcave të Armatosura për të përmbajtur dhe shuar zjarret e rëna në Manati të Lezhës dhe Gajtan të Shkodrës”, ka shkruar Rama.