Telegrafi

Ushtria serbe patrullon në bjeshkët e Istogut – gazetari thotë se i kërkuan të mos i fotografonte

Patrullimet e ushtrisë serbe në afërsi të kufirit me Kosovën nuk janë të rralla. Së fundmi ata janë parë në bjeshkën e Corovodës në Istog.

Pamjet i ka publikuar në rrjetin social Facebook, Zeqir Mehmetaj kryeredaktori i RTV Fontana në Istog.

Në pamje shihen disa ushtarët serb më një kamion, gjersa parakalojnë para gazetarit kosovar.

Mehmetaj, bëri të ditur se ushtarët i kishin kërkuar që të mos i fotografonte por këtë gjë nuk e respektoi ai.

“Ballë për ballë me forcat kufitare Serbe sot në Bjeshkën e Corovodës”, ka shkruar Mehmetaj. /Telegrafi/