Rusia po evakuon forcat e saj nga Siria pasi një nga bazat e saj ushtarake është nën rrethim, ka njoftuar agjencia e inteligjencës ushtarake e Kievit (HUR).
Sipas HUR, trupat ruse në Siri po shprehin zhgënjimin me komandantët e tyre për tërheqjen.
Bëhet e ditur se aeroplanët e transportit ushtarak, duke përfshirë An-124 dhe Il-76, po vazhdojnë të transportojnë personel dhe pajisje në fushat ajrore ruse në Ulyanovsk, Chkalovsky dhe Privolzhsky.
Në evakuim morën pjesë edhe anijet e marinës ruse, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërsa transportuesi Sparta II dhe anija sulmuese amfibe Alexander Shabalin janë rrugës për në portin e Tartus, sipas HUR.
‼️ BREAKING: Russian military is being evacuated from Syria
Bild citing German military analysts report that #Russia is preparing for the complete evacuation of its military bases from #Syria.
The security guarantees for Russian troops received from Syria’s new rulers after the… pic.twitter.com/3U9NE6lt0Z
— NEXTA (@nexta_tv) December 13, 2024
Anije të tjera, duke përfshirë fregatat Admiral Gorshkov dhe Admiral Golovko, po mbështesin operacionin nga Deti Mesdhe.
Largimi urgjent i pajisjeve ushtarake po vazhdon edhe në Tartus, ku qindra forca speciale ruse janë vendosur për të siguruar tërheqjen.
Ndryshe, rënia e regjimit të Assadit pason një ofensivë të shpejtë rebele në fund të nëntorit.
Rusia kishte ruajtur infrastrukturë të rëndësishme ushtarake në vend, duke përfshirë bazën ajrore Khmeimim dhe bazën detare Tartus.
Rebelimi shënon një ndryshim të madh në rajon, duke minuar ndikimin e Rusisë dhe duke komplikuar politikën e saj të jashtme në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë. /Telegrafi/