Ushtria ruse njoftoi sot se është krijuar një zonë jokonfliktuale në rajonin e Tal Rifaat, në veri të Sirisë, në kuadër të një marrëveshjeje që parashikon vendosjen në këtë zonë të forcave qeveritare dhe të policisë ushtarake ruse.
“Krijimi i kësaj zone synon të pengojë provokimet dhe përplasjet e mundshme mes njësive të Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) dhe të luftëtarëve kurdë”, shpjegon për gazetarët shefi i Shtabit të Përgjithshëm rus, gjeneral Sergei Rudskoi.
“Njësi të forcave qeveritare siriane kanë zëvendësuar formacionet e ushtrisë kurde, që janë larguar nga kjo zonë. Njësi të policisë ushtarake të ushtrisë ruse janë vendosur për të mbikëqyrur aplikimin e këtij armëpushimi”, shtoi ai.
Termi jokonfliktual përdoret nga ushtarakët për të përcaktuar masat e marra për të evituar aksidente të lidhura me praninë e palëve të ndryshme që luftojnë armiqtë në të njëjtën zonë.