Site icon Telegrafi

Ushtria ruse në Serbi, çka po përgatit shteti fqinj? (Foto)

Më shumë se 150 parashutistë nga divizioni zbulues rus “Ivanovo”, do të marrin pjesë në një stërvitjet ushtarake të quajtura “Vëllazëria sllave 2016” në Serbi, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra për informim e ministrisë së mbrojtjes të Rusisë, raporton Tass.

Ushtrimet ushtarake siç janë planifikuar do të mbahen nga 2 deri më 15 nëntor në afërsi të qytetin serbe Beograd, në të cilin do të marrin pjesë ushtria serbe, ruse dhe ajo bjelloruse, transmeton Telegrafi.

“Më shumë se 150 parashutistë do të përfaqësojnë Rusinë në stërvitjet ndërkombëtare ushtarake të quajtura ‘Vëllazëria sllave 2016’. Duke marrë parasysh specifikat e planit të stërvitjes, anëtarët e batalionit të veçantë zbulues 98. Divizionet e forcave ajrore janë përzgjedhur të marrin pjesë në ushtrime”, thuhet në deklaratën e ministrisë së mbrojtjes ruse.

Gjatë ushtrimeve do të marrin pjesë tre automjete luftarake të tipit BMD-2, fluturake pa pilot “Tachyon” si dhe katër automjete (Quad) për të gjitha llojet e terrenit.

Ushtrimet “Vëllazëria sllave”, për herë të parë ishin mbajtur gjatë vitit të kaluar në afërsi të qytetit rus Novorossiysk në bazën e forcave ajrore. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version