Telegrafi

Ushtria pakistaneze pretendon se ka zbuluar dhe parandaluar nëndetësen indiane të futet në ujërat e tyre, publikon pamje të këtij momenti (Video)

Marina pakistaneze ka parandaluar nëndetësen indiane të futet në ujërat e saj, ka njoftuar zëdhënësi i marinës pakistaneze.

“Nëndetësja është zbuluar dhe detyruar të tërhiqet”, ka shtuar ai para gazetarëve, transmeton Telegrafi.

Për ta dokumentuar këtë, marina pakistaneze ka publikuar pamjet e momentit kur zbulohet nëndetësja indiane në ujërat e tyre.

Në komunikatën e lëshuar për mediat thuhet se marina pakistaneze nuk e ka sulmuar nëndetësen, por ndihet krenare për faktin se ka arritur ta zbulojë edhe përkundër investimeve të mëdha që i ka bërë India në modernizimin e teknologjisë ushtarake. /Telegrafi/