Telegrafi

Ushtria kineze tregon “muskujt”: Realizon ushtrimin më të madh me nëndetëse, luftanije, helikopterë e aeroplanë (Video)

Ushtria kineze duke u munduar të tregoj “muskujt”, ka realizuar një ushtrim me helikopterë e mjete tjera të rënda ushtarake, që po konsiderohet si “parada” më e madhe e marinës kineze në 600 vitet e fundit.

Ushtrimi është realizuar në det, ku dhjetëra helikopterë e aeroplanë që fluturonin mbi ujë, lansonin raketa të llojeve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

CGTN raporton pilotët kanë simuluar një sulm, ku dhjetëra raketat janë hedhur në det. Sun Yongfu, zëvendëskomandant i këtij ushtrimi ka deklaruar se ushtrimi është kryer në atë formë, që të ngjaj një lufte të drejtpërdrejt me armikun.

Ky ushtrim po konsideron si parada më e madhe e marinë kineze në këto 600 vitet e fundit. Pothuajse të gjitha luftanijet, nëndetëset dhe helikopterët e aeroplanët. /Telegrafi/