Site icon Telegrafi

Ushtria kineze përdor dronët, për të monitoruar qytetarët që nuk bartin maska nëpër rrugë

Dronët e ushtrisë kineze janë duke monitoruar qytetarët nëpër rrugët e qyteteve të mëdha, për tu siguruar nëse ata po mbajnë maska në fytyrë që të shmangin zgjerimin e coronavirusit që deri më tani ua ka marrë jetën qindra njerëzve dhe mijëra tjerë janë infektuar.

Ata po fluturojnë nëpër qytete por edhe zona rurale duke paralajmëruar qytetarët, madje kanë instaluar në ta altoparlant që dëgjohet zëri i ushtarëve që ua bën me dije banorëve të bartin maska, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamjet e filmuara në Kinë që po bëjnë xhiron e botës, trupi i pajetë i burrit qëndron i shtrirë në mes të rrugës

Videoja e publikuar më poshtë shfaq qytetarët nëpër rrugë, që paralajmërohen nga dronët të vendosin maska ose të shkojnë në shtëpi të mbyllen brenda.

Ndërkaq një video tjetër shfaq dronët të cilët spërkatin rrugët me një lëndë kimike që dezinfekton ambientin, nga frika se virusi mund të përhapet edhe në ato zona që nuk kanë regjistruar persona të infektuar me virus. /Telegrafi/

Exit mobile version