Site icon Telegrafi

Ushtria izraelite zbulon objektin nëntokësor të prodhimit të armëve të Hamasit në Gaza, publikohen pamjet brenda tij

Ushtria izraelite ka publikuar një video ku shihen trupat e saj duke zbuluar një objekt nëntokësor të prodhimit të armëve të Hamasit në Gazën qendrore që ndodhet nën popullsinë civile lokale.

Bëhet e ditur se objekti i operuar nga terroristët përmbante punëtori dhe qindra furnizime për prodhimin e raketave, predhave dhe granatave përpara se të shkatërrohej nga trupat e IDF-së.

IDF tha se objekti ndodhej pranë zonës së Zeitunit dhe kishte edhe pajisje zhytjeje të destinuara për të depërtuar në territorin izraelit nga deti.

Videoja e publikuar tregon trupat duke ecur në një tunel të gjatë që të çon në objekt, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, tuneli përmbante furnizime ushqimore, shtretër dhe zyra të përdorura nga terroristët gjatë luftës.

Misioni u krye nga trupat e Divizionit 252, ushtarë të Brigadës së V-të.

“Trupat gjetën dhe çmontuan rrugën e tunelit, dëmtuan aftësitë e prodhimit të armëve dhe penguan një përpjekje tjetër të organizatës terroriste Hamas”, tha IDF në një deklaratë.

Pamjet u publikuan në të njëjtën ditë kur udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei u zotua për një përgjigje ndaj veprimeve të Izraelit dhe SHBA-së.

Ndryshe, IDF tha se ka eliminuar terroristët Mousa Izz al-Din, komandantin e forcave të Hezbollahut në sektorin bregdetar dhe Hassan Majid Daib, komandantin e artilerisë së Hezbollahut në sektorin bregdetar rajonin Tire të Libanit. /Telegrafi/

Exit mobile version