Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit ka njoftuar se janë identifikuar emrat e 11 nga 12 fëmijët e vrarë pas sulmit të kryer nga Hezbollahu në fushën e futbollit Majdan Shams në qytetin me shumicë të komunitetit Druze, në Lartësitë e Golanit.
Bëhet e ditur se fëmijët e vrarë nga Hezbollahu në sulmin e fundit janë: Alma Ayman Fakhr al-Din (11 vjeç), Naji Taher Halabi (11 vjeç), Millar Maadad al-Shaar (10 vjeç), Fajr Laith Abu Salah (16 vjeç), Amir Rabii Abu Salah, (16 vjeç), Hazem Akram Abu Salah (15 vjeç), Yazan Naif Abu Salah (12 vjeç), John Wadie Ibrahim (13 vjeç), Izil Nashat Ayoub (12 vjeç), Finis Adham Safadi (12 vjeç), Nazem Fakher Saeb (16 vjeç).
Siç njofton edhe Times of Israel, 12 fëmijë dhe adoleshentë u vranë kur një raketë goditi një fushë futbolli në qytetin verior Druze pasditen e djeshme, përcjell Telegrafi.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit njoftuan se raketa ishte një Falaq-1 e prodhuar nga Irani me një kokë lufte prej mbi 50 kilogramë eksplozivë.
Banorët përshkruan skenat e masakrës së përgjakshme në fushën e futbollit.
Megjithëse kishte rënë një sirenë paralajmëruese, ishte një alarm shumë i shkurtër për viktimat, të cilët nuk mundën të iknin në kohë.
Ky sulm ishte sulmi më vdekjeprurës i Hezbollahut që kur grupi terrorist filloi sulmet ndaj Izraelit më 8 tetor. /Telegrafi/