Forcat izraelite kanë vrarë katër palestinezë gjatë një bastisjeje në Bregun Perëndimor, duke përfshirë tre burra dhe një adoleshent, thanë burime spitalore palestineze.
Policia izraelite deklaroi se forcat e saj speciale qëlluan tre militantë në Jenin, si dhe një palestinez që i sulmoi me shkop ndërsa shkëmbyen zjarr me disa sulmues.
Ministria e Shëndetësisë i identifikoi tre nga të vdekurit si Youssef Shreem, 29 vjeç; Nidal Khazim, 28 vjeç; dhe Omar Awadin, 16. Identiteti i personit të katërt nuk u bë i ditur menjëherë.
Grupi militant lokal, “Brigada Jenin” njoftoi se anëtarët e tij u përleshën me një njësi të armatosur izraelite të maskuar si palestinezë.
https://twitter.com/ShehabAgency/status/1636395287148212224
“Izraelitët kryen një sulm frikacak ndaj luftëtarëve të rezistencës”, njoftoi grupi përmes një deklarate.
Grupi palestinez, “Hamas” njoftoi se njëri nga të vrarët ishte pjesëtar i forcave të tij, raporton aljazeera.
Policia deklaroi se njëri nga militantët e vrarë po planifikonte “aksione të rëndësishme terroriste”, dhe tjetri ishte i përfshirë në sulmet ndaj forcave izraelite dhe në prodhimin e bombave.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi sot se një djalë gjashtëmbëdhjetë vjeçar ishte në mesin e të vrarëve ndërsa rreth 20 persona të tjerë u plagosën, ku katër janë në gjendje kritike. /Telegrafi/
https://twitter.com/ShehabAgency/status/1636387838563590147
תיעוד מתוך ג'נין, ההמון מקיף ותוקף רכב פרטי שבו נסע הכוח הישראלי, במקום החל ירי מסיבי. ארבעה הרוגים ו19 פצועים מתוכם ארבעה קשה.שניים מההרוגים מוכרים כפעילים מרכזיים בגדוד ג'נין. האירוע יום חמישי בצהריים לפני חופשת שישי ולפני פגישת "הרגעה" המתוכננת ביום ראשון בשרם אשיח. pic.twitter.com/gHPpesup3s
— Jack khoury.جاك خوري (@KhJacki) March 16, 2023
https://twitter.com/ShehabAgency/status/1636366301710131208