Trupat izraelite kanë qëlluar për vdekje dy palestinezë në Bregun Perëndimor.
Dy meshkujt – Ezzedine Bassem Hamamreh, 24 vjeç dhe Amjad Adnan Khaliliyeh, 23 vjeç – u vranë të shtunën “gjatë një bastisje në fshatin Jaba, në jug të Jeninit”, njoftoi Ministria palestineze e Shëndetësisë.
Grupi i Xhihadit Islamik Palestinez tha se Hamamreh dhe Khaliliyeh ishin anëtarë të tyre. Në një deklaratë, grupi dënoi vrasjet, duke i përshkruar dy burrat si dëshmorë.
The PA health ministry says 12 Palestinians were killed by Israeli forces since 1 JAN 2023; three were children. Last year, Israeli forces killed 171 Palestinians in the occupied WestBank, including AlJazeera’s #ShireenAbuAkleh, who was targeted and shot while on assignment.
— Rania Zabaneh (@RZabaneh) January 14, 2023
Vdekjet e fundit e dërgojnë në 12 numrin e palestinezëve të vrarë këtë vit nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967. Numri përfshin tre të mitur, raporton aljazeera.
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se viti 2022 ishte më vdekjeprurësi për palestinezët, ku forcat izraelite kanë vrarë 149 palestinezë. Më shumë se 30 fëmijë ishin në mesin e të vrarëve vitin e kaluar. Të paktën 9,000 palestinezë u plagosën.
Vdekjet e fundit u raportuan disa javë pas formimit të një qeverie të re izraelite, e cila udhëhiqet nga kryeministri, Benjamin Netanyahu dhe thuhet se është më e djathta në historinë 74-vjeçare të Izraelit. /Telegrafi/