Një video e re që është shfaqur në internet, tregon edhe një tentim tjetër të dështuar të xhihadistëve të ISIS-it për një sulm kamikaz.
Në video mund të shihet se si një xhihadist i ISIS-it, tenton ta hedh në erë kamionin e mbushur me eksploziv, pranë një punkti të ushtrisë irakiane, transmeton Telegrafi.
Por duket se trupat irakiane ishin të kujdesshëm dhe kështu në momentet e fundit kanë shmangur një katastrofë, duke e goditur me predhë kamionin e mbushur me eksploziv para se t’i afrohej punktit të ushtrisë irakiane.
Si pasojë e shpërthimit masiv, ka humbur jetën vetëm shoferi i kamionit i cili ishte luftëtarë i organizatës terroriste Shteti Islamik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6viqCb3PN3U