Telegrafi

Ushtria indiane beson se ka gjetur gjurmët e krijesës mitike (Foto)

Gjurmët e gjetura në një sipërfaqe të mbuluar nga bora në Nepal, ushtria indiane beson se i përkasin një krijese mitike, për të cilën është treguar në histori të ndryshme.

Në një postim në Twitter, zyrtarët ushtarakë kanë shkruar se besojnë që kanë gjetur gjurmë të ‘Yeti’ afër Makalu Base Camp, transmeton Telegrafi.

“Për herë të parë, njësitet malore të ushtrisë indiane, kanë gjetur gjërmet e ‘Yeti’ që kanë përmasa 81×38 centimetra” thuhet në postim.

Atë e quajtën si ‘njeriun nga bora që nuk është kapur ndonjëherë’ të cilin, në të kaluarën e kanë parë në Makalu-Barun National Park.

Mirëpo, shumë përdorues të rrjeteve sociale, nuk e kanë besuar një gjë të tillë, duke menduar se është vetëm ndonjë ari i zonës. /Telegrafi/