Ushtria filipinase ka shfaqur trupat e pajetë të dy liderëve të vrarë të ISIS-it nga forcat e armatosura në luftime të ashpra në Marawi, derisa presidenti i këtij vendi Rodrigo Duterte, e ka shpallur këtë zonë të çliruar nga kthetrat e organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Duterte shpalli pjesën jugore të qyteti Marawi të çliruar nga militantët e ISIS-it, edhe pse zëdhënësi i ushtrisë filipinase ka bërë të ditur se afro 20 deri në 30 prej tyre ende gjenden në këtë pjesë ku janë duke mbajtur peng afro 20 persona, transmeton Telegrafi.
Ushtarët kanë postuar në internet fotografitë e trupave të pajetë të liderëve Isnilon Hapilon dhe Omar Maute, të cilët u vranë gjatë një ofensive.
Isnilon Hapilon i “Shteti Islamik” ishte lider i celulës në që funksiononte në pjesën juglindore të Azisë, derisa Omarkhayam Maute ishte përkrahës i madh i milicisë në Dawla Islamiya.
Këta dy janë vrarë gjatë një operacioni ushtarak gjatë të hënës, derisa trupat e tyre janë identifikuar nga ushtria filipinase. /Telegrafi/