Site icon Telegrafi

Ushtria e xhihadit: Rreth 26 mijë persona janë nën vëzhgim, por ata mund të “godasin”, nëse depërtojnë në Perëndim (Foto)

Një kolonel amerikan që kryeson luftën kundër ISIS-it ka zbuluar se ka 26,000 terroristë janë në një listë të mbikëqyrjes globale që monitorohet vazhdimisht nga Interpoli.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë kolonel Ryan Dillon ai që zbuloi bazën e të dhënave kur fliste në një konferencë në Ambasadën e SHBA në Londër për Koalicionin Global anti-Daesh – një emër tjetër për ISIS.

Siç thuhet më tej, ai zbuloi se xhihadistë të ISIS janë kapur në kufijtë e Evropës, kohët e fundit, duke u përpjekur të hyjnë në Turqi.

Pesë luftëtarë – disa që kolonel Dillion tha se ishin “evropianë” – u gjetën të fshehur në anën e pasme të një kamioni me karburant në Deir ez-Zor, Siri, nga Forcat Demokratike të Sirisë.

Koloneli ka zbuluar ndërkaq se lista prej 26,000 personave është përpiluar nga më shumë se 70 vende dhe është policuar nga forca ndërkombëtare e sigurisë Interpol.

Sipas mediave, luftëtarët e ISIS që përpiqen të lëvizin brenda dhe jashtë Sirisë, Irakut apo kudo tjetër në planet dhe presin që të “veprojnë” nëse ata depërtojnë në Perëndim.

Zbulimet vijnë pasi Britania e Madhe njoftoi se kanë “parandaluar” nëntë sulme terroriste këtë vit vetëm mes kërcënimit të ISIS.

Ai dha garanci se koalicioni, së bashku me forcat nga Iraku dhe Siria, po punojnë për të gjetur, për të kapur ose vrarë luftëtarët e huaj që përpiqen të arratisen.

Siç theksojnë mediat më tej, ISIS janë “kthyer” përsëri në rajon, pasi janë larguar nga fortesat si Raqqa dhe Mosul. Dhe koloneli amerikan thotë se ata tanimë si një ushtri tani janë të “mposhtur”.

Megjithatë, siç thuhet më tej, sulmet e ISIS jashtë vendit mbeten një kërcënim shkatërrues – me Britaninë këtë vit duke vuajtur katër mizori terroriste të cilat kanë lënë 35 të vdekur.

Europa dhe SHBA janë goditur gjithashtu nga sulmet terroriste këtë vit – me më shumë se 3,000 viktima në mbarë botën nga sulmet e lidhura me ISIS. /Telegrafi/

Exit mobile version