Site icon Telegrafi

Ushtria e Venezuelas u thotë votuesve: mos i hani fletëvotimet

Gjenerali Jesus Gonzalez, i ngarkuar me sigurinë e votave, të mërkurën u ka thënë gazetarëve se votuesit në zgjedhjet rajonale të nëntorit, kanë bërë lëmsh apo kanë hedhur letrat e shtypura nga makinat për votim elektronik. Disa kundërvajtës ishin burgosur.

"Ata i kanë ngrënë. Ky është një krim zgjedhor", ka thënë Gonzalez.

Referendumi do të përcaktojë nëse presidentët mund të mbesin në zyre për aq gjatë sa fitojnë zgjedhjet. Pa një fitore zgjedhore për të ndryshuar kushtetutën, Chavez nuk do të jetë në gjendje të kandidojë për tu rizgjedhur për gjashtë vite tjera në vitin 2012.

Votuesit në Venezuelë të cilët votojnë duke përdorë makinat elektronike marrin një letër të shtypur për votën e tyre. Ata duhet të vendosin këtë letër në një kuti për tu numëruar nga një trup kontrollues i cili siguron se letrat e shkruara përshtaten me rezultatet elektronike.

Exit mobile version