Site icon Telegrafi

LIVE: Ushtria e Turqisë merr transmetusin publik, thotë se e ka pushtetin në dorë!? (Foto/Video)

Një grup ushtarak turk thotë se ka marrë kontrollin ndaj shtetit dhe televizioneve (transmetuesin publik TRT) duke mbyllur urat në Stamboll dhe duke kryer fluturime të ulta në Ankara.

Kryeministri Binali Yildirim më herët ka fole për “aksion ilegal” duke mos përmendur direkt termin grushtet, transmeton Telegrafi.

Por, shefi i shtabit të Ushtrisë Turke, ka thënë se e kanë marrë pushtetin dhe se do të vazhdojnë marrëdhëniet ndërkombëtare sikur më parë. Kjo thuhet të jetë bërë për mbrojtjen e rendit demokratik dhe për të ruajtur të drejtat e njeriut. /Telegrafi/

Exit mobile version