Në seancën e djeshme qeveria e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë e SHBA-së për blerjen e makinave të blinduara me rrota, për nevojat e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e angazhoi Ministrinë e Mbrojtjes të dorëzojë informacion tek Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri në Kuvend, për nevojën për nënshkrimin e marrëveshjes së tillë me SHBA-të.
Kjo iniciativë vjen pasi Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s, dhe kushtet e ushtrisë duhet të jenë sipas standardeve të NATO-s.
Ndryshe, vetëm edhe Spanja duhet ta ratifikojë protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, që më pas të zyrtarizohet anëtarësimi. Kjo pritet të ndodh gjatë muajit janar./Telegrafi/