Nën moton “30 vjet siguri, stabilitet, besim” të mërkurën, më 17 gusht, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënojë 30 vjetorin e saj.
Manifestimi me rastin e jubileut do të mbahet në Stadiumin Ushtarak me fillim nga ora 18:30.
Në aktivitet që do të zgjasin gjatë gjithë mbrëmjes, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me disa nga pajisjet më të fundit ushtarake dhe mjetet e reja të blinduara të Ushtrisë, ku do të dëshmojnë edhe aftësitë e forcave speciale.
Pas prezantimit të mjeteve dhe aftësive ushtarake do të organizohet një pjesë e pasur muzikore ku do të performojë Orkestra Ushtarake si dhe një numër i madh interpretuesish./Telegrafi/