Site icon Telegrafi

Ushtria e Maqedonisë së Veriut deri në fund të vitit 2020 pjesë e KFOR-it në Kosovë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për pjesëmarrje të shtetit në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR.

“Qeveria e obligoi Ministrinë e Mbrojtjes t’i ndërmerr masat e nevojshme dhe t’i rregullojë të gjitha çështjet me institucionet kompetente të NATO-s dhe KFOR” thuhet një njoftimin e Qeverisë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Njësia ushtarake do të përbëhet prej 45 personash dhe do të dërgohet operacionin KFOR në Kosovë deri në fund të vitit 2020.

Ministria e Mbrojtjes, që para se vendi të anëtarësohet formalisht në NATO, në strategjinë e saj parashihte të kërkojë nga NATO që armata e Maqedonisë së Veriut të përfshihen me një njësi në kuadër të KFOR./Telegrafi/

Exit mobile version