Anëtarët e Policisë Ushtarake në Ushtri sot janë përfshirë në mënyrë aktive në sigurimin e objekteve me rëndësi vitale, duke përfshirë Qeverinë, Kuvendin dhe burgjet në Shkup.
Po bëhet riorganizimi dhe forcimi i sigurisë së rezidencës së Presidentit me sigurim ushtarak. Sigurimi do të bëhet në kombinim me njësitë policore.
Dy ditët e kaluara, anëtarët e Ushtrisë së bashku me njësitë policore janë njohur me kompetencat, procedurat dhe detyrat e kryerjes së kësaj detyre. Informojmë se anëtarët e ushtrisë do të kryejnë sigurimin e objekteve me uniformë të ushtrisë dhe do të kenë armatimin e tyre personal.
Sigurimi i këtyre objekteve bëhet në koordinim të plotë me Ministrinë e Brendshme, dhe bazohet në Dekretin e Qeverisë që përcakton detyrat e ushtrisë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme./Telegrafi/