Telegrafi

Ushtria e Kosovës peng i polarizimeve politike (Video)

Polarizimet politike  kanë pezulluar një varg çështjes me rëndësi për vendin, si në aspektin ekzekutiv ashtu edhe në atë legjislativ.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është një prej çështjeve që ka mbetur  e hapur  tash e sa kohë.  Me gjithë gatishmërinë operacionale ende nuk është bërë asgjë në aspektin politik.

Pengesë kryesore në këtë çështje është paraqitur Lista Serbe me kërkesat e saj, pasi që ndryshimet kushtetuese dhe ligjore kërkojnë edhe miratimin e dy të tretave të pakicave që përfaqësohen në Kuvend.

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, thotë se rrjedhat prej herës së fundit kur kanë folur me  partnerin serb të koalicionit kanë ndryshuar dhe tensionet mes politikanëve shqiptarë kanë pamundësu çfarëdo diskutimi, raporton TribunaChannel.

Në një atmosferë të tillë të polarizimeve, Gecaj thotë se është e pamundshme të shkohet më tutje.