Site icon Telegrafi

Ushtria e Kosovës, Meta: Dëshmi se Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kalimin në ushtri të Forcës së Sigurisë të Kosovës, e ka vlerësuar si ditë historike. Sipas tij, Ushtria e Kosovës është dëshmi se mund të merren përgjegjësi të reja nga Republika e Kosovës.

“Vendimi historik i krijimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës dëshmon qartë që Kosova është e aftë të marrë përgjegjësi të reja në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe për të kontribuar vendosmërisht për paqen, stabilitetin e rajonit dhe fqinjësinë e mirë. Fryma euro-atlantike qëndron në themel të këtij ndryshimi historik”, ka shkruar në profilin e tij, në Facebook, presidenti Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version