Site icon Telegrafi

Ushtria e Kim Jong-Un: Shikoni si thyejnë tulla me kokë dhe shtrembërojnë armatura me dorë (Foto/Video)

Një video interesante ka filluar të qarkullojë në internet, në të cilën shfaqen ushtarët e Koresë së Veriut duke ushtruar, të cilët njëherit janë të detyruar të shërbejnë nën regjimin e Kim Jong-Un.

Në video ata shihen duke kryer ushtrime të çmendura, në të cilën përfshiheshin thyerja e tullave me dorë, si dhe thyerja e gurëve me çekan të cilën ishin vënë mbi barkun e ushtarëve, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu shihen ushtarët duke demonstruar disa lëvizje interesante si dhe fluturime, grushta dhe shqelma në ajër, duke dhuruar spektakël.

Besohet se kjo video ishte filmuar në vitin 2014, por këto ditë është bërë publike në ueb-faqe të ndryshme.

Ky shtet komunist ka numrin më të madh të ushtarë, me rreth 1.2 milionë burra që aktualisht shërbejnë. /Telegrafi/

Exit mobile version