Site icon Telegrafi

Ushtria më e fuqishme në botë feston 244-vjetorin e krijimit (Foto/Video)

Ushtria Amerikane – Ushtria më e fuqishme në botë është formuar më 14 Qershor të vitit 1775, kur një grup milicishë në SHBA u bashkuan për të luftuar ushtarët britanikë.

Sigurisht, në epokën e bombës bërthamore hapja e një konflikti mes fuqive të mëdha do të ishte një çmenduri dhe do të vinte në pikëpyetje të madhe fatin e vetë planetit tonë, por kjo nuk ka penguar shumë vende që të harxhojnë pjesën më të majme të buxheteve për ushtrinë.

Shtetet e Bashkuara ruajnë dominancën si për fondin ushtarak, ashtu edhe për ushtrinë më të fortë.

Army U.S.A”, është ushtria më e fuqishme në botë, nga teknologjia, armatimi dhe mënyra e organizimit.

Më poshtë keni 5 fakte interesante të cilat do t’jua japin një perspektivë të re rreth Ushtrisë Amerikane.

Fotot më të hershme janë nga Lufta civile e Amerikës. Këta ushtarë janë nga Unioni, dhe ndodhen në Virxhina, gjatë betejës së Çanselorvillit.

1.Ushtria Amerikane është më e vjetër se vendi të cilit i shërben.

Amerikanët e festojnë ditëlindjen e kombit të tyre më 4 korrik. Por faktikisht ushtria është ‘vëllai i madh’ i Amerikës. Kjo ka kuptim kur i kemi parasysh këto fakte; ushtria kontinentale e vitit 1775 – e udhëhequr nga Xhorxh Uashingtoni (që më vonë do të ishte presidenti i parë i Amerikës) – filluan t’a mposhtin ushtrinë Britanike në mënyrë që Tomas Xheferson të kishte kohë dhe hapësirë që të shkruante (deklaratën e pavarësisë).

Ushtria amerikane nisi të përdorë avionë luftarakë në vitin 1910. Në këtë foto janë duke fluturuar mbi manhatan, në vitin 1939

2.Nëse Ushtria e Shteteve të Bashkuara do të ishte qytet, do të ishte qyteti i 10’të më i madh në SHBA

Vetëm një milionë ushtarë shërbejnë në ushtri, gjysma e kësaj shifre janë aktive dhe shërbejnë me orar të plotë, kurse pjesa tjetër janë rezervistë të Gardës Kombëtare dhe Ushtrisë Rezerviste. Për ta vendosur në një perspektivë më të qartë; një qytet i mbushur me ushtarë do të ishte më i madh se San Hose, Kaliforni; Austin, Teksas; Jacksonville, Florida; dhe San Francisko.

Lufta e Parë Botërore pa tmerre, si përdorimi i gazit helmues dhe luftës në llogore, ku shpërthenin sëmundjet dhe minjtë. SHBA dërgoi me mijëra ushtarë për të luftuar në Francë, si këta që shihen në foto, në vitin 1917.

3.Ushtria Amerikane është punëdhënësi i dytë, më i madh në vend

Me 2.2 milionë njerëz që paguhen, Walmart është punëdhënësi më i madh në Amerikë. Por Ushtria e merr primatin e të dytit në këtë renditje. Kurse shkurtimet në buxhet që do të bëhen do t’a shkurtojnë numrin e ushtarëve në vitin 2015, por edhe me këto shkurtime përsëri do të mbetet në vend të dytë, pasiqë vendin e tretë e mbanë Yum Brands me 523.000 të punësuar.

Ushtarë amerikanë në Francë, në vitin 1918, me kundragaz

4.Ushtria Amerikane shpenzon afërsisht 3.8 miliardë litra karburante çdo vit

Si çdo organizatë tjetër e madhe që i duhet energji për t’i realizuar operacionet e saj, edhe Ushtrisë Amerikane i duhet karburant, madje shumë karburant. Një dokument me fakte të ushtrisë tregonte se Ushtria Amerikane shpenzonte rreth 83 litra karburante në ditë për një ushtar.

11 Nëntor 1918, ushtarët amerikanë festojnë fundin e Luftës së Parë Botërore, në Kompeinjë.

5.Shumica e Presidentëve të SHBA-së kanë shërbyer në ushtri.

Prej 44 sa është numri total i presidentëve që ka pasur SHBA, 31 prej tyre kanë shërbyer në ushtri, 24 prej tyre kanë shërbyer në Gardën Kombëtare, edhe pse ky nuk është ndonjë kusht – por presidenti Uashington e kishte filluar këtë traditë, e cila është përcjellë më vonë edhe nga shumë presidentë të tjerë.

Ushtria amerikane në të famshmin Zbarkim në Normandi, më 6 qershor 1944

Popullata totale: 326,625,791

Personeli total ushtarak: 2,083,100

Forca totale e avionëve: 13,362

Avionët luftarak: 1,962

Tanket: 5,884

Asetet totale detare: 415 + njëzetë aeroplanmbajtëse

Buxheti i mbrojtjes: 647 miliardë dollarë.

Ju sjellim fotot më të vjetra të ushtrisë amerikane nga Lufta Civile, si dhe fotot të trupave të kapura gjatë dy luftërave botërore, pasi ndiqeshin nga publiku në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Regjimenti 442 përbëhej nga pothuajse vetëm ushtarë amerikanë me origjinë japoneze, të cilët u lëvduan për trimëri, dhe u bënë njësia më e dekoruar në historinë e SHBA-ve.
Ushtria ka luftuar edhe përkrah Marinsave në Paqësor, kundër Japonisë. Këmbësoria në këtë foto është duke ecur përkrah një tanku M4 Sherman, në ishujt Solomon.
Presidenti Herri Truman bashkoi racat në ushtri, në vitin 1948. Lufta e Koresë ishte konflikti i parë që pati ushtarë të racave të përziera të luftonin bashkë.
Ushtria amerikane pati një rol kryesor në Operacionin Stuhia e Shkretëtirës, që çoi në çlirimin e Kuvajtit nga pushtimi i Irakut, në vitet 1990-1991. Ushtarët në këtë foto kanë kudnragaz, pasi Sadam Huseini mund të mbrohej me armë kimike kundër bombardimeve amerikane.
Tanket Hauitzer të ushtrisë amerikane, në kufirin Kuvaitian, bënë të mundur tërheqjen e trupave irakiane.
Ushtria ka funksionuar edhe si paqeruajtëse në zona të shkatërruara nga lufta. Këtu janë në Ramadi, Irak.
Misionet e ushtrisë janë edhe në SHBA, ku kanë shërbyer për t’u ardhur në ndihmë banorëve në rast katastrofash. Garda Kombëtare e Ushtrisë së Luizianës shihet duke ndihmuar një fëmijë nga përmbytjet e vitit 2012, gjatë uraganit Isak.
Ushtria ka njësi ajrore shumë të rëndësishme. Këtu janë nga Brigada e 173-të, Batalioni i dytë, Regjimenti i 503-të i këmbësorisë. Ushtarët janë duke u hedhur në Ukrainë, nga avionët transportues “C-130 Hercules”
Ushtria amerikane ka një njësi të veçantë për parashuta

 

Po ashtu, ka dhe një njësi të veçantë për Operacione Speciale, brenda ushtrisë, “Army Rangers”, të cilët janë formuar që në kohët koloniale.

 

Ushtria amerikane udhëton dhe nëpër vende të botës, për të ndihmuar vendet mike. Këtu janë duke u stërvitur kundër zjarrit në Misionin për Kosovën
Exit mobile version