Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, ka publikuar disa pamje për të cilat supozojnë se shfaqin momentin e një kundërsulmi të ushtrisë së këtij vendi ndaj pozitave të komandës së trupave armene.
Videoja e publikuar nga zyrtarë të lartë ushtarakë të Azerbajxhanit, tregon momentin kur komanda e trupave armene “goditet nga artileria”, transmeton Telegrafi.
Në video shihet një shpërthim i madh, derisa objekti kaplohet nga flaka duke krijuar kështu një re tymi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=cJk6KCd53aw