Ushtria britanike është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e problemeve të furnizimit me karburant, pas disa ditë të mungesës së derivateve në vend.
Deri në 150 shoferë ushtarakë të cisternave janë përgatitur për të dërguar naftë në pompa, përcjell Telegrafi.
Rritja e kërkesës erdhi mes frikës se mungesa e shoferëve do të godiste furnizimin me karburant.
Mungesë e madhe e shoferëve të kamionëve ka bërë që furnizimi me karburant dhe mallra të bien në vend.
Sipas grupit RAC çmimi i një litri benzinë pa plumb ka arritur në nivelin më të lartë tetëvjeçar.
Kompanitë kryesore të karburantit, përfshirë BP dhe Shell, kanë kërkuar që të sigurojnë publikun se furnizimet mbeten të paprekura. /Telegrafi/