Ushtarët australianë u kanë dalë në ndihmë dhjetëra koalave që i kishin shpëtuar nga vatrat e zjarrit, që tash e disa muaj e kanë kapluar këtë vend.
Dhjetëra ushtarë dhe ushtare shihen duke ledhatuar koalat që i kishin mbështjellë me batanije, në kohën kur ato po ushqeheshin në parkun Clealand në Crafers në jug të Australisë, transmeton Telegrafi.
Fotografitë janë publikuar në Instagram nga ushtria australiane. Ata shihen duke tentuar të miqësohen me koalat që u jepnin qumësht me shiringë.
Ata gjithashtu kanë ndihmuar në ndërtimin e një ambienti të ngjashëm si nëpër male, me qëllim që koalat të ndihen në park sikur të ishin në shtëpinë e tyre. /Telegrafi/